Politike

Ç’po përgatitet? Këlliçi: Brenda pak ditësh do ketë zhvillime të forta në selinë blu

14 Mars 2022, 21:57 Nga DOSJA
Ç’po përgatitet? Këlliçi: Brenda pak ditësh

TIRANË– Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka paralajmëruar zhvillime të forta në selinë blu, por nuk ka dhënë asnjë detaj. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’. ai tha se Lulzim Basha po e shkatërron çdo ditë Partinë Demokratike ndërsa shtoi se sa më parë të largohet, më mirë do jetë për të.

Megjithatë u shpreh i bindur se krydemokrati Lulzim Basha do të ikë dhe do të lërë postin në mënyrë të padiskutueshme, por nuk dha asnjë detaj për mënyrën.

“Do ketë zhvillime të forta në PD gjatë ditëve në vijim. Jam i bindur që ai do të ikë çështje ditësh. Njerëzit e tij më të afërt, e kanë braktisur. Kush e mbështet kryen një krim elektoral,”-tha Këlliçi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll