Politike

Kryemadhi: Ministrat kanë biznese me rusët! Burri i Frida Krifcës shiti listën e pagave

14 Mars 2022, 22:18 Nga DOSJA
Kryemadhi: Ministrat kanë biznese me rusët! Burri i Frida Krifcës

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se listën e pagave e publikoi bashkëshorti i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. E ftuar në “Çim Peka Live”, Kryemadhi deklaroi se bashkëshorti i Krifcës ka lidhje me rusët, ndërsa shtoi se edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë bëjnë biznese me kompanitë nga Rusia.

“Të gjithë deputetët dënonin sulmin në Ukrainë, a thua se do të merrnin kallashnin dhe të luftonin. Treçereku i tyre kanë biznese me kompani ruse. Duke filluar që nga zonja Krifca e Bujqësisë, burri i vet e me radhë. Pse nuk ishte burri i Krifcës që nxori të dhënat e pagave? Kompania? Që e shitën… Ka një problem, që këtu ka kaq shumë skandale, sa ne harrojmë thelbin e asaj,“- u shpreh kryetarja e LSI.

Por përveç bashkëshortit të ministres së Bujqësisë nuk përmendi emra të tjerë.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike frida krifca monika kryemadhi skandali me pagat e qytetareve frida krifca monika kryemadhi skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll