Politike

Ministrja Ibrahimaj: Çmimi i naftës nesër do të jetë më i lirë!

14 Mars 2022, 22:01 Nga DOSJA
Ministrja Ibrahimaj: Çmimi i naftës nesër do të jetë

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delinda Ibrahimaj tha se nga nesër çmimi i naftës do të jetë më i lirë se ç’është sot. E ftuar në emisionin “Open”, ministrja tha pritet që nafta dhe benzina të kushtojnë më pak se 217 lekë për litër nga nesër, kur edhe do të mblidhet sërish Bordi.

“Në mbledhjen e nesërme që që do të mbahet me furnizuesit e naftës në vend, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit pritet të vendosë që çmimi për naftën më të ulët se 217 lekë, ndikuar nga ulja e çmimit në bursë”, tha Ibrahimaj, në një lidhje ‘live’ për “Open”.

Në mbledhjen e zhvilluar në 12 mars Ministrinë e Financave, u mor vendimi që nafta në të gjitha pikat e karburantit, për periudhën 12 mars-15 mars 2022 të tregtohet me 217 lekë. Po ashtu, u vendos që çmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delinda ibrahimaj delinda ibrahimaj

Sondazh

Poll