Politike

Ç’bën Basha kur i kërkoni dorëheqjen? Grida Duma: Mban shënime! Ka nevojë për analizë…

14 Mars 2022, 22:06 Nga DOSJA
Ç’bën Basha kur i kërkoni dorëheqjen? Grida Duma:

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për situatën në PD dhe faktin që Lulzim Basha refuzon të japë dorëheqjen nga posti i kryedemokratit. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Duma tha se duhet një analizë psikologjike për këtë rastin e Bashës, i cili nuk pranon që të largohet nga posti edhe pse ka humbur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

PJESË NGA BISEDA:

Grida Duma: Nuk është situatë e lehtë, por është situatë që kërkon zgjidhjen. I ka djegur të gjithë etapat Lulzim Basha për të sugjeruar çdo gjë qe ka të bëjë me kreun e PD. Nuk mund të kryesojë më PD-në, sepse PD në 6 mars, na përket të gjithëve të mbajmë përgjegjësinë dhe të bëjmë ringritjen e partisë. Kam marrje fryme për një rezultat që nuk duhej kurrësesi të shkonte në këto minimum. Mbështetja ime e pakushtëzuar për Bashën kishte marrë fund. Pas një shansi pas 9 shtatorit, nuk mund të tolerohej më.

Ylli Rakipi: Çfarë ju thotë Basha në mbledhje kur ju i kërkoni dorëheqjen?

Grida Duma: Ndoshta duhet analizë psikologjike profesionale. Nuk ka mundësi që njeriu normal, kur dëgjon që shumicë nuk dëshiron që ai të vijojë, ai të kapet pas fijes së barit. Në këto mbledhje edhe janë shtrembëruar fjalët. Por, është një tentativë për të zvarritur zgjidhjen që është vetëm një. Cfarë thotë? Ai merr shënim. Kur të gjithë i kërkojnë dorëheqjen, ai merr shënim dhe thotë, filani më thotë jep dorëheqjen.

Ylli Rakipi: Në fund të shënimet nuk ka konkluzion?

Grida Duma: Në fund të shënimeve ajo që ne vëmë re, është se përsëritet i njëjti tekst që është thënë në fillim të mbledhjes. Nëse do të kishte reflektim nga ana e tij më parë dhe po ta kishte aftësinë për reflektim, ndoshta nuk do të ishim këtu.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma lulzim basha grida duma lulzim basha

Sondazh

Poll