Politike

Monika Kryemadhi: Paguajmë te fatura e dritave taksën e koronavirusit, ma tregoi mamaja

14 Mars 2022, 22:24 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi: Paguajmë te fatura e dritave taksën e koronavirusit,

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë te fatura e energjisë elektrike taksën e koronavirusit. E ftuar në emisonin “Çim Peka Live”, ajo u shpreh se nuk ka dijeni sesi taksa është vendosur, ndërkohë që konsumatorët as janë informuar për një shtesë të tillë në buxhetin e tyre.

Më pas, Kryemadhi zbuloi se për taksën e re ishte informuar nga nëna e saj, e cila kishte paguar 10 mijë lekë për COVID.

“Shqipëria është abuzive, edhe energjia elektrike. A e dini ju që paskemi një taksë për COVID-in që e paguajmë në faturën e energjisë elektrike. Unë nuk e dija, ma ka thënë mami, kur kishte paguar 10 mijë lekë taksë për COVID-in. Do merrem dhe të shoh se çfarë është kjo taksë. Taksë COVID-i kur kemi mbi 1 mln kontrata, ndërkohë që të gjitha shpenzimet për ilaçet, shqiptarët i paguan vetë. E gjitha është një rreth vicioz për t’u marrë me Bashën,”- u shpreh Kryemadhi.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi taksa per covid-19 monika kryemadhi taksa per covid-19

Sondazh

Poll