Politike

Rama u kthehet komentuesve: Protesta turp kombëtar, nuk e lëvizja gishtin e dorës për të

14 Mars 2022, 16:25 Nga DOSJA
Rama u kthehet komentuesve: Protesta turp kombëtar, nuk e lëvizja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar më një komentues ditën e sotme në Facebook. Teksa komentuesi ka shkruar se për shkak të protestës u ul çmimi i naftës. Por këtë gjë e ka mohuar Rama, duke shkruar se po të ishte për protestën nuk do të lëvizte as gishtin e vogël të dorës. Ai e ka quajtur protestën si turp kombëtar, i organizuar nga sharlatantë dhe delirantë.

Komenti: Mos ishte per protesten sot e kishim 300 lek litrin e naftes. Dhe asgje nga keto sdo beje..Edhe keto letra i ke, sa per te shuar zjarrin. Si na qenka kjo pune o naften o energjine. Me ca llogjike? Provo ta rritesh energjine e te behemi 300 mije ne shesh. Po je i zoti menaxhoje ne te kundert ik. Na tregon biberonin ti.

Edi Rama: per ate proteste turpi nuk levizja as gishtin e vogel te dores une, po qofte per krizen e energjise qe e kam paralajmeruar kur disa thoshin kjo eshte loje dhe qofte per krizen e cmimeve nga lufta per te cilen e lajmerova qe ne fillim te javes se shkuar paketen e mbeshtetjes, qeveria eshte vene ne levizje kur ata qe protestojne sot flinin gjume! Sa per protesten ajo eshte nje turp kombetar, i organizuar nga sharlatane e delirante qe kujtojne se u erdhi ora dhe i furnizuar me njerez nga nongratat e shpallur e te pashpallur, nje amalgame qeniesh qe atdheun e dine shesh per te bere pershesh, e qe e bene Shqiperine te vetmit vend ne boten demokratike, ku protestohet per cmimet qe rriti lufta, tamam sic do t’i donte Kremlini te tera sheshet e Europes sot, ku te tjeret protestojne kunder luftes ne Ukraine, e jo per pasojat e para te saj mbi cmimet!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama proteste per rritjen e cmimeve edi rama proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll