Politike

Rama lexon mesazhin nga Brukseli: Protestat janë legjitime, por aty i ka shpresat Rusia

14 Mars 2022, 19:28 Nga DOSJA
Rama lexon mesazhin nga Brukseli: Protestat janë legjitime, por aty i ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë me qytetarët, duke ndarë një mesazh që sipas tij, i ka ardhur nga Brukseli. Në fjalën e tij, Rama tha se një person i rëndësishëm i shkruan se Rusia ka shpresë tek protestat që po zhvillohen në vendet e NATO-s. Sipas tij, protesta në Shqipëri mund të kthehet në vegël për grupime me interesa të caktuara.

“Më ka ardhur mesazh nga Brukseli, nga dikush me instancë të caktuar. Më thotë; po ndjek me shqetësim zhvillimet në Tiranë, keni informacione kush qëndron pas protestave, është legjitime t’i bëjë presion qeverisë, Shqipëria është pjesë e NATO. Lufta sjell telashe, Rusia ka shpresë të madhe tek protestat ekonomike tek protestat në vendet e NATO-s. Nuk po diskutoj se këta i ka nxjerrë në rrugë Putini, por po them si mund të bëhesh vegël e një interesi tjetër duke bërë një reagim të tillë të paturpshëm. Ndërkohë që patjetër që i kam ndjekur reagimet që simpatizojnë protestën. I kam dhënë edhe përgjigje, për të gjithë ata që lexojnë në faqe. Do vazhdoj ta bëj këtë gjë,”-tha Rama ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll