Politike

Avokati Lapaj: Protestat s’do ndalen! Të shtunën s’largohemi nga sheshi pa u ulur çmimet

14 Mars 2022, 17:57 Nga DOSJA
Avokati Lapaj: Protestat s’do ndalen! Të shtunën

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka deklaruar se një listë kërkesash do bëhen publike së shpejti për kryeministrin Edi Rama. Në një lidhje direkte për emisionin ‘Task Force’, ai tha se lista po hartohet dhe se shumë shpejt do të vendoset mbi tryezën e kryeministrit. Ndërsa shtoi se të gjitha kërkesat janë mjaft objektive dhe të realizueshme për të mbështetur qytetarët në këto krizë.

“Një listë kërkesash, do bëhën publike shumë shpejt. Janë shumë objektive. Të shtunën që vjen do marshojmë dhe mund të merret vendim që mos të largohen më pa u dhënë zgjidhje,”-tha Lapaj.

Sa i përket protestës, Lapaj tha se ka një pjesëmarrje të kënaqshme dhe beson tek kauza dhe angazhimi qytetar, duke shtuar se të gjitha grupet e interesit që janë mbledhur, janë shtresa të ndryshme që që preken nga rritja e çmimeve.

LAJMI KRYESOR: Dita e 6/ Qytetarët ‘ultimatum’ Ramës: Plotëso 3 kërkesat deri në fund të javës, ose ik!

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike adriatik lapaj proteste kunder rritjes se cmimeve adriatik lapaj proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll