Politike

Balluku nxjerr emrat e qytetarëve në fatura: Ja sa keni harxhuar, të madhen e paguan shteti

14 Mars 2022, 11:00 Nga DOSJA
Balluku nxjerr emrat e qytetarëve në fatura: Ja sa keni harxhuar,

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka zgjedhur tu tregojë pensionistëve se sa është vlera reale e energjisë elektrike në faturat e tyre dhe se sa paguajnë ata, kur një pjesë ua kompeson shteti. E pranishme në një takim, Balluku tha fillimisht se nuk do të bënte publik emrat e qytetarëve që ishin faturuar, por më pas e ‘shkeli’ këtë rregull. Që në faturën e parë, ministrja Balluku zbuloi emrin e qytetarit që kishte marrë si shembull për t’i bërë llogaritë.


“Do mundohem t’i bëj pak më konkrete, nuk do lexoj emrat sepse faturat janë private. Unë i zgjodha pasi pashë se kush erdhi në këtë takim. Këtu kam një faturë që k një konsum minimal dhe me TVSH shkon 35 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë ju duhet të shikoni se si kjo faturë e muajit janar, mbi 35 mijë, por po të ishite në treg të lirë, nëse do të aplikonim çmimin me të cilin ne e blejmë që arrin deri në 61 lekë, vlera për ju do të ishte mbi 13 mijë lekë të reja. Diferenca është 9900 lekë të reja,”- tha Balluku ndër të tjera.

Rama: Në fatura do vëmë koston reale të OSHEE, diferencën e paguan shteti. Protestat, turp

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale belinda balluku edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll