Politike

VD-Ministrja Ibrahimaj: Pensioni rritet me 400 lekë, rroga me 2 mijë

14 Mars 2022, 11:11 Nga DOSJA
VD-Ministrja Ibrahimaj: Pensioni rritet me 400 lekë, rroga me 2 mijë

TIRANË– Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka përmendur edhe njëherë dy pikat e paketës së Rezistencës Sociale të publikuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Në një takim me pensionistët, Ibrahimaj tha se do ketë rritje të pagës minimale e indeksim të pensioneve. Sipas ministers, paga minimale do të rritet me dy mijë lekë, ndërsa pensionet në varësi të shumës, nga 400 në 1 mijë lekë në muaj.


“Do të mbështesim rreth 570 mijë persona me 3 mijë lekë të reja në muaj për 3 muaj. Kemi disa kategori të veçanta që do të mbështesim, me aq sa e kemi mundësinë. Ne do të mbështesim personat me pension invaliditetit, pensionet familjare, pensionistët që marrin më pak se paga minimale, që është edhe numri më i madh, të gjithë pensionistët e vetmuar. Kemi vendosur që të marrim mesataren e shkurtit dhe pensionet do të indeksohen me 3.3%. Këtu në varësi të sa pension merrni, rritja do të jetë nga 400 deri në 1000 lekë në muaj. Do të mbështesim të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbëritë dhe kategorinë e paraplegjikë, tetraplegjikë. Do të mbështesim edhe të gjithë fermerët, sepse ajo kategori që preket më shumë janë pikërisht fermerët 1,45 miliardë lekë. Do të mbështesim transportin publik, do të ruajmë çmimin e biletës, që kriza mos të na japë efekt në buxhetin familjar. Nga prilli paga minimale rritet me 2 mijë lekë,”- tha Ibrahimaj ndër të tjera.

Rama: Në fatura do vëmë koston reale të OSHEE, diferencën e paguan shteti. Protestat, turp

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll