Politike

VD-Rama-protestuesve: Pse s’dalin jelekverdhët që bënë shkrumb Parisin? I japin kohë kohës

14 Mars 2022, 10:32 Nga DOSJA
VD-Rama-protestuesve: Pse s’dalin jelekverdhët që bënë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka krahasuar protestuesit në Shqipëri me jelekverdhët që dogjën të gjithë Parisin. I pranishëm në një takim me pensionistët, Rama tha se ata nuk kanë dalë të protestojnë për rritjen e çmimeve sepse e kuptojnë që vendi është në kohë lufte.


“Sa është shporta duke u bazuar tek Instati, 25, dhe do të keë 30 mijë lekë në muaj për tre muaj rresht. Për tre muaj fillimisht dhe më pas do shohim se si do të shkojë situata në vend. Çfarë do të bëjmë? Do bëjmë kacafytje politike? Jelekverdhët dolën për shumë më pak se sa u rritën këto çmime, dolën e dogjën Parisin dhe e bënë shkrumb e hi, por ku janë sot? Pse nuk dalin? Ata janë më të çmendurit e protestuesve të botës, por nuk dalin sepse të gjithë i kanë dhënë kohë kohës dhe respektojnë viktimat atje, e dinë mirë që vendi i tyre është futur në një luftë. Dhe nuk janë të gjitha vendet që kanë vënë sanksione ndaj Rusisë,”- tha Rama ndër të tjera.

Rama: Në fatura do vëmë koston reale të OSHEE, diferencën e paguan shteti. Protestat, turp

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll