Politike

VD-Rama-Serbisë: Tregojeni tani sa vlen Open Balkan! Hapni rrugët për grurin

14 Mars 2022, 10:43 Nga DOSJA
VD-Rama-Serbisë: Tregojeni tani sa vlen Open Balkan! Hapni rrugët

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka afiduar Serbinë që të tregojë nëse është ‘serioze’ në lidhje me nismën ‘Open Balkan’. Në një takim me pensionistët, Rama tha se Serbia duhet të hapë rrugët me Shqipërinë, pasi vendi ynë ka 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi. Sipas tij, në këtë kohë lufte, Serbia duhet të tregojë nëse është serioze në këtë projekt dhe se Ballkani i Hapur vlen vërtet për ta.


“Kufijtë po mbyllen nga të gjithë, si në kohën e pandemisë. Ne kemi kompanitë tona të grurit dhe kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi dhe ne duam ta hapim këtë rrugë me diplomaci. Me Ballkanin e Hapur. Pra, nëse vlen diçka kjo nismë, ia vlen tani që na duhet. Ta tregojnë edhe ata, ta tregojë Serbia që janë po kaq seriozë për Ballkanin e Hapur, le ta hapin. Se kemi edhe këta që thonë se ja ku e keni energjinë pse e merrni më shtrënjtë, por nuk e kuptojnë këta që ne e shesim kur ka me tepricë dhe e shesim lire, dhe e blejmë kur nuk kemi. E pastaj kur ngelemi e blejmë. Jo po ngeleni ju se e vidhni. Të tjerët thonë se naftën na e ka dhënë Zoti. Jo more jo se s’na e ka dhënë Zoti ne naftën. Nafta jonë është shumë e rëndë. Doni t’i çoni makinat për skrap? Ne jemi vendi që mbi individin dhe biznesin e vogël kemi taksat më të ulëta në rajon, se në Evropë nuk diskutohet. Se këta thonë e ka kaq pagën ai në Gjermani, por pyete pak sa pagaun ai për energjinë, për shtëpinë, për taksat për të gjitha. Pyetini pak punëtorët në Gjermani sa paguajnë, atyre që u shkon djersa çurk,”- tha Rama.

Rama: Në fatura do vëmë koston reale të OSHEE, diferencën e paguan shteti. Protestat, turp

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll