Aktualitet

‘E kuptoni ç’keni bërë apo jo?’/ Protestuesi ‘ngre peshë’ turmën: Latë Ramën pa pushime

14 Mars 2022, 16:28 Nga DOSJA
‘E kuptoni ç’keni bërë apo jo?’/ Protestuesi

TIRANË– Një prej aktivistëve, ka marrë fjalën i pari, duke ngritur peshë të gjithë turmën e qytetarëve të mbledhur poshtë Kryeministrisë. Në fjalën e tij, ai tha se protesta ka inspiruar qytetarë të vend të tjera për të kërkuar të drejtën e tyre. Sipas tij, qytetarët nuk do të heqin dorë nga tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në fjalën përballë protestuesve, aktivisti Migen Qiraxhi e cilësoi paketën e rezistencës sociale, të prezantuar nga qeveria dy ditë më parë si qesharake, pasi me 30 mijë lekë pensionistët munden të blejnë vetëm një bukë në ditë.

“Të dashur bashkëqytetarë keni frymëzuar një Shqipëri të tërë. Hera e parë në këtë vend. Gramshi ngrihet për herë të parë në protestë, e kuptoni ç’keni bërë apo jo? Kryeministrin e latë pa pushime, e kthyet nga Dubai. E kuptoni ç’keni bërë apo jo? Një kryeministër që refuzoi ta njihte krizën, vetëm kur iu pa ju këtu, u kujtua se duhet të kujdesej për të mbahjtur karrigen. A e kuptoni me ç’do na gënjejë? Dua një të qeshur të madhe se u ka thënë 30 mijë lekë pensionistëve, e kuptoni apo jo? Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, pa parë çmimet të bien. Çfarëdo që ju ka dhënë nuk e ka dhënë por e keni marrë. A e kuptoni çfarë ka dhënë, u ka dhënë pensionistëve 30 mijë lekë, një bukë në ditë u ka dhënë. Pensionistët që kanë ndërtuar këtë vend, u ka dhënë 30 mijë lekë. Kjo është për të qeshur,”-tha protestuesi në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Dita e gjashtë/ Qytetarët sërish protestë kundër rritjes së çmimeve…

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll