Aktualitet

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël: Kërkojmë ngrirjen e të gjitha taksave të karburantit

14 Mars 2022, 15:13 Nga DOSJA
Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël: Kërkojmë

TIRANË– Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm, Albert Nasto deklaroi se protestat do të vazhdojnë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen nga ana e qeverisë për të përballuar situatën e krizës ekonomike në vend. Në një deklaratë për mediat, Nasto u shpreh se kërkojnë përgjysmim dhe ngritje të të gjitha taksave të karburantit si dhe investigim të tregut, që sipas tij ka abuzime nga furnitorë të ndryshëm. Duke ritheksuar edhe njëherë se ndërhyrja e qeverisë ishte e vonuar për të kontrolluar tregun. 

Ne si grup interesi e kemi parë me shumë shqetësim gjendjen aktuale sidomos për ekonominë për bizneset tona, për familjet. Sepse flitet për çmimin e naftës është kufizuar nga një bord por atje nuk ka përfaqësuesit tanë. Ndërsa tani thuhet se është ndërtuar një bord për zgjidhjen e kësaj krize por anëtarët janë në konflikt interesi. Nuk ka pjesëtarë të grupeve të interesit, të cilat ekzistojnë në Shqipëri si biznesi i vogël. Koha është emergjente, zgjidhja nga qeveria duhet emergjente. Masat që ka marrë qeveria tani, paketa ndihmon pak por është e pamjaftueshme. Ne duam që të heqim taksat e karburantit, fillimisht të ketë ngrirje, dhe më pas përgjysmimin e tyre. Duhet të ndërhyrë urgjent qeveria. Duhet të kishte investiguar tregun deri më tani. Ne kërkojmë hetim për të gjithë furnizuesit. Qeveria nuk mund të thotë nuk kam çfarë të bëjë. Mund të kishin ndërhyrë me kohë. Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona,”-tha ai para kamerave.

Ndërsa më pas, fjalën e mori sipërmarrësi dhe fermeri Ervin Resuli, i cili kërkoi dyfishimin skemës së mbështetjes për fermerët, ndërsa shtoi se duhet një kontroll për çmimin e plehrave. Sipas tij, duhet paraprirë ndihma deri në korrjen e grurit, ndryshe nuk do të ketë prodhim të mjaftueshëm vendas.  

“Kërkojmë mbështetje për fermerët, dyfishimin e skemës kombëtare. Jemi para sezonit të grurit, nëse nuk plehërojmë do të kemi rënie të prodhimit. Duhet vendosja e tavanit për çmimet e plehrave, duhen imediate. Kemi fermerë që po therin bagëtitë. Ndërsa pjesa tjetër shkon për konsurmatorin, duhet rritja e produkteve “Made in Albania”. Ne mbahemi me 26 mln euro sot që flasim,”-tha sipërmarrësi Ervin Resuli.

Prej 6 ditësh, vendi është përfshirë nga protestat e qytetarëve që kërkojnë nga kryeministri Edi Rama marrjen e masave për përballimin e krizës ekonomike në vend. Qytetarët kërkojnë uljen e taksës së naftës, e disa pika të tjera, të cilat Rama u shpreh se nuk do i përmbushë. Ndërkohë që ka dalë vetë me paktën e tij me 7 pika, të cilën e quan Paketa e Rezistencës Sociale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet albert nasto ervin resuli proteste kunder rritjes se cmimeve albert nasto ervin resuli proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll