Aktualitet

Kriza/ Fermeri në Lushnje: E hoqa djalin nga kursi i futbollit, s’kam para ta dërgoj

14 Mars 2022, 13:17 Nga DOSJA
Kriza/ Fermeri në Lushnje: E hoqa djalin nga kursi i futbollit, s’kam

LUSHNJE– Ditën e sotme fermerët në Lushnje protestuan sërish. Një prej tyre, Mirlind Saraci ka deklaruar për mediat se ka investuar 1 milion euro në sera bashkë me shtepinë mirëpo tani do të largohet nga vendi, pasi nuk po merr përfitime. Ai po ashtu tregoi se iu është dashur që ta heqë djalin e tij nga kursi i futbollit pasi nuk ka më para për ta dërguar.

‘Me cfarë lekësh ti blejmë, kemi familje për të mbajtur, nëna s’ka lekë për t’i dhënë fëmijëve në shkollë. Ne jemi shumica, ju pakica, fëmijët tuaj levizin me makina të shtrenjta, nuk po ju kërkojmë asgjë, të drejtat tona, duam ato që na takon. Unë çunin tim e solla në Lushnje, e sjell të bëjë stërvitje te profesor Ervini dhe e coj në kurs anglishtje. Kur u rrit nafta i thash baba do të coj te kursi i anglishtes dhe jo te sporti se nuk kemi para, më tha mirë baba si të dush ti, kam 2 javë që nuk e coj në sport se nuk mundem dot, i kam hedhur gjithë lekët te biznesi. Unë jam fermer i thjeshtë. ‘- tha fermeri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fermeri fermeri ne lushnje mirlind saraci fermeri fermeri ne lushnje mirlind saraci

Sondazh

Poll