Aktualitet

Drogë e celularë me dron në burg, prokuroria kërkon afro 25 vite burg për 3 të arrestuarit

14 Mars 2022, 13:25 Nga DOSJA
Drogë e celularë me dron në burg, prokuroria kërkon afro 25

LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 24 vite e 8 muaj burg për tre të akuzuarit që tentuan të fusnin drogë e telefona përmes dronit në burgun e Shënkollit. Prokurori Ylli Pjetërnikaj ka ngritur akuzat: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Për Xhefri Lumajn e Mentadent Veincën kërkohet 9 vite e 4 muaj burg, ndërsa për Xhulio Kolën, 6 vite burg. Në dosjen hetimore thuhet se është arritur të provohet se këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e vona të mbrëmjes të datës 6 korrik të vitit 2019, përmes dronit kanë tentuar tu fusnin 7 pako me lëndë narkotike dhe 3 telefona celular në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Ishte një nga punonjësit e policisë së burgut që pikasi dronin dhe njoftoi Policinë e Lezhës. Lënda narkotike e celularët u sekuestruar, ndërsa tre personat që drejtonin dronin u vunë në pranga. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Lezhës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mentadent veinca prokuroia e lezhes xhefri lumaj xhulio kola ylli pjeternikaj mentadent veinca prokuroia e lezhes xhefri lumaj xhulio kola ylli pjeternikaj

Sondazh

Poll