Aktualitet

‘Shokët’ e Ballës, njëri punon në bashkinë e Barit! Përgjimet: Covid, ushtar i Allahut

14 Mars 2022, 12:50 Nga DOSJA
‘Shokët’ e Ballës, njëri punon në bashkinë

ITALI– Detaje nga arrestimet e shqiptarëve në Itali. Gjatë hetimeve, u zbulua se si ky grup e konsideronin COVID-19 si “një ushtar i vogël i Allahut” i dërguar për të ndëshkuar perëndimorët. 

Covid është “një ushtar i vogël i Allahut, i dërguar në tokë për të ndëshkuar mosbesimin e perëndimorëve”.

“Koronavirusi – thonë shqiptarët ‘u krijua dhe donte nga Allahu për të kujtuar natyrën e parëndësishme të njerëzve në tokë”.- janë disa nga përgjimet e shqiptarëve të zbardhura nga italianët.

“Burrat që qëndrojnë në “Facebook” dhe shajnë luftën e shenjtë në Siri, nuk janë burra por lepuj”. Kështu u drejtohet dëgjuesve të tij Genci Balla ose siç njihet ndryshe me emrin Abdurrahim Balla. Në video dëgjohej vetëm zëri i Abdurrahim Ballës, ku thoshte në hyrje të fjalimit, se të pranishmit do të njiheshin me situatën në Siri.

Sipas Ballës, në këtë shtet po bëhet një luftë e shenjtë mes dy ushtrive, ushtrisë së lirë dhe ushtrisë së “Tagutit”, duke nënkuptuar forcat Ushtarake të Assadit. Në video, Balla bënte thirrje që çdo besimtar të shkonte në këtë luftë të shenjtë për të vendosur dhe krijuar shtetin islamik. Ndërkohë spekulantët i quan frikacakë dhe ia ka lënë në dorë Allahut për t’i dënuar. Sipas ligjëratës së Genci Ballës, luftëtarët shqiptarë që shkojnë në Siri bashkë me gra dhe me fëmijë, luftojnë vetëm për Allahun dhe jo për privilegje financiare.

Yljan Muca, Roland Leshi, Elsio Ramku dhe Roland Belba janë shqiptarët e arrestuar në Itali. Ata dyshohet se financonin aktivitetin e Genc Ballës dhe grupit të Imamëve. Një nga katër të arrestuarit, Ramku, ka marrë shtetësinë italiane vite më parë dhe pasi ka kaluar një konkurs publik, është punonjës bashkie dhe punon në zyrën teknike të Bashkisë së Barit.

LAJMI KRYESOR: Financonin aktivitetin e Genc Ballës dhe grupit të Imamëve! Arrestohen shqiptarët në Itali

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali genc bardhi arrestohen shqiptaret ne itali genc bardhi

Sondazh

Poll