Aktualitet

Paralajmërojnë linjat e Vlorës dhe Sarandës: Do rrisim çmimet e biletave

14 Mars 2022, 12:51 Nga DOSJA
Paralajmërojnë linjat e Vlorës dhe Sarandës: Do rrisim

TIRANË– Shoferët e linjave interurbane Tiranë-Vlorë e Tiranë-Sarandë kanë deklaruar se do të rrisin çmimin e biletave, pavarësisht ndërhyrjes së qeverisë dhe uljes në 217 lekë të litrit të naftës. Në një prononcim për OraNews, ata shprehen se për të ardhur nga Saranda në Tiranë i duhen 9 mijë lekë të reja naftë dhe se rrugën e bën vetëm me dy persona, e se del automatikisht me humbje.

Nuk ka rritje çmimi por po falimentojmë. Unë kam sjellë nga Saranda dy vetë ndërkohë që më duhen 9 mijë lekë naftë. Më thuaj çfarë do të çoj në shtëpi?”– thotë një shofer.

“Ose do mbyllim makinat ose do rrisim biletat,”- shton një tjetër.

Edhe kompanitë e transportit urban në Vlorë mësohet se kanë depozituar një kërkesë në bashki për rritjen e biletës nga 30 në 60 lekë, ndërsa ajo pritet të shqyrtohet në këshill. Ndërkohë në Berat është rritur tanimë çmimi i biletës urbane me 10 lekë. Linja Tiranë-Durrës e ka nisur çmimin me 50 lekë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kriza ekonomike prej luftes tirane-sarande tirane-vlore kriza ekonomike prej luftes tirane-sarande tirane-vlore

Sondazh

Poll