Aktualitet

VD-PARALAJMËRIM? Shpërthim me eksploziv në banesën e ish-punonjësit të Bashkisë në Pogradec

14 Mars 2022, 07:08 Nga DOSJA
VD-PARALAJMËRIM? Shpërthim me eksploziv në banesën e

POGRADEC-Sasi tritoli në banesën e Arben Xhukellarit. Në banesën e 44 vjeçarit u dëgjua mbrëmjen e kaluar shpërthimi i lëndës plasëse eksploziv. Xhukellari i cili më parë ka punuar në bashkinë e Pogradecit, në sektorin e pyjores si inspektor ka dëshmuar se nuk ka dijeni se kush mund t’ia ketë bërë këtë veprim. Pronari i banesës rezulton të jetë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ai është larguar nga pozicioni i mëparshëm i punës pasi është arrestuar nga policia nën akuzën për lejim të prerjes së druve dhe Gjykata e kishte kyçur në shtëpi.

Avni Xhukellari, kushëriri i Xhukellarit tregoi se shpërthimi ka qenë i fortë. Ai shtoi se i afërmi i tij është person i respektueshëm e nuk ka konflikte me askënd. 

Ngjarja ndodhi në orën 22:50, në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Lënda ishte vendosur në portën e jashtme të murit rrethues të banesës, duke lënë të dëmtuar portën e jashtme dhe xhamat e derës së jashtme të banesës. Grupi hetimor po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.03.2022, rreth orës 22:50, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit A. Xh., 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës. Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Iu vu tritol te banesa, dëshmia e ish-punonjësit të Bashkisë: S’kam konflikte me njeri

I arrestuar e i ‘mbyllur’ në shtëpi, detaje për 44-vjeçarin që iu vu tritol në shtëpi

VIDEO/ Shpërthimi me eksploziv në banesën e ish-punonjësit të Bashkisë, dëmtohet dera

Tritoli në Pogradec, flet kushëriri i pronarit të shtëpisë: Arbeni, njeri i respektuar!

Tritol në derën e shtëpisë! Kush është ish-punonjësi i Bashkisë që mori ‘mesazhin’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben xhukellari pogradec shperthim me eksploziv ne pogradec arben xhukellari pogradec shperthim me eksploziv ne pogradec

Sondazh

Poll