Aktualitet

Zbardhet vrasja në Korçë, Gramoz Nako u vra nga kunati i tij, 71-vjeçari vetëvritet para arrestimit

9 Korrik 2019, 07:31 Nga DOSJA
Zbardhet vrasja në Korçë, Gramoz Nako u vra nga kunati i tij,

Korçë- Serefedin Zenellari, 71-vjeç i cili është vetëvrarë, dyshohet se është vrasësi i kunatit të tij, Gramoz Nakos. Ai ka vrarë veten në momentin që policia shkoi në banesë për ta arrestuar atë.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme dy kunetërit u konfliktuan me njëri-tjetrin pasi 71-vjeçari i grabiti 13 mijë euro në banesë. Gjatë përleshjes Zenellari vrau kunatin e tij.  Ky i fundit është vetëvrarë me armën e krimit sapo policia ka mbërritur në banesë për ta arrestuar.

Vrasja e Gramoz Nakos

Viktima u gjet i pajetë në banesë nga bashkëshortja e tij, Natasha Nako, i mbuluar në gjak. Policia ka gjetur dy gëzhoja në trupin e viktimës dhe një tjetër pranë trupit të tij. Babai i dy fëmijëve, jetonte prej vitesh në USA,  2 ditë më parë ishte kthyer nga pushimet në Turqi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz nako serefedin zenellari vrasje ne korce gramoz nako serefedin zenellari vrasje ne korce

Sondazh

Poll