Aktualitet

Ekzekutoi kunatin emigrant pasi i grabiti 13 mijë euro, 71-vjeçari në Korçë vret veten në momentin e arrestimit (DETAJET)

9 Korrik 2019, 05:28 Nga DOSJA
Ekzekutoi kunatin emigrant pasi i grabiti 13 mijë euro, 71-vjeçari

Korçë- Mbrëmjen e djeshme u trondit qyteti i Korçës, pasi në lagjen numër.7, në banesën e tij u vra Gramoz Nako, i cili sapo ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dosja.al mëson se 57-vjeçari është vrarë nga kunati i tij Serefedin Zenellari, 71-vjeç. Mbrëmjen e djeshme dy kunetërit u konfliktuan me njëri-tjetrin pasi 71-vjeçari i grabiti 13 mijë euro në banesë. Ky i fundit është vetëvrarë me armën e krimit sapo policia mbërriti në banesë për ta arrestuar. Mësohet se para vrasjes ka pasur një përleshje mes viktimës dhe 71-vjeçarit, pasi në kanatjeren e Zenellarit  janë gjetur shenja të grisurash. Nako ishte burri i motrës së Zenellarit. Autori i krimit njihej nga të gjithë si njeri i qetëm jetonte vetëm dhe se ishte i ndarë nga gruaja.

Vrasja e Gramoz Nakos

Viktima u gjet i pajetë në banesë nga bashkëshortja e tij, Natasha Nako, i mbuluar në gjak. Policia ka gjetur dy gëzhoja në trupin e viktimës dhe një tjetër pranë trupit të tij. Babai i dy fëmijëve, jetonte prej vitesh në USA,  2 ditë më parë ishte kthyer nga pushimet në Turqi.

Kjo është hera e dytë brenda javës që ngjarje të rënda shkaktohen nga grabitësit. Në Himarë, u sulmua një çift të moshuarish nga disa grabitës pak ditë më parë, për 800 euro.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz nako krim në familje në korçë tronditet korça vetëvritet sefedin zenellari vrasje ne korce gramoz nako krim në familje në korçë tronditet korça vetëvritet sefedin zenellari vrasje ne korce

Sondazh

Poll