Aktualitet

Vetëvritet në Korçë kunati i Gramoz Nakos, që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme

9 Korrik 2019, 07:10 Nga DOSJA
Vetëvritet në Korçë kunati i Gramoz Nakos, që u

Korçë- Pak orë pasi u ekzekutua me armë zjarri në banesën e tij Gramoz Nako, është vetëvrarë kunati i tij Sefedin Zenellari, 71-vjeç. Mësohet se 71-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, që e shtynë Zenelarin të bënte një akt të tillë.

57-vjeçari Gramoz Nako u vra mbrëmjen e djeshme nga disa persona, të cilët hynë në banesën e tij për të vjedhur. Viktima jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës. Nako më parë ka jetuar në SHBA dhe kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi. Ai u gjet i mbuluar në gjak nga gruaja e tij Natasha Nako, pasi kishte marrë dy plumba në trup.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz nako vetëvritet sefedin zenellari vrasje ne korce gramoz nako vetëvritet sefedin zenellari vrasje ne korce

Sondazh

Poll