Aktualitet

“Sikur ta dinit historinë time”, Dafina përlot pasi qethi flokët: Na ke shpëtuar jetën, vazhdoj rrugën tënde…

8 Korrik 2019, 14:49 Nga DOSJA
“Sikur ta dinit historinë time”, Dafina përlot pasi qethi

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka përlotur rrjetin me një dedikim që ka bërë në rrjetet scoiale. Teksa ka vetëm një ditë që ka sjellë bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin Lumi B, Dafina shkruan se këngën “Lule lule” ja dedikon të ëmës, pasie këndonin bashkë që kur ishte 2 vjeçe.

Në një status në rrjetet sociale këngëtarja shkruan se nëna e saj është një ushtare që e ka shpëtuar bashkë me të motrën.

Lule Lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë. 2 vjeç unë…të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën, ashtu qysh na ke shpëtuar ti. ! Nënë dhe baba je shembull! Unë thjesht po e vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin!”– shkruan Zeqiri.

Ndër të tjera këngëtarja, teksa u drejtohet ndjekësve shkruan se po ta dinin ata sikur gjysmën e historisë së saj, do ta kuptonin se për çfarë po fliste.

Ah sikur ta dinit vetëm gjysmën e historisë time. Koha do ta tregojë, kur të vijë momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj!”- përfundon Dafi.

Kohët e fundit pas shumë eksperimenteve, këngëtarja Dafina Zeqiri ka qethur flokët shumë të shkurtra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dafina zeqiri dedikimi i dafina zeqirit dafina zeqiri dedikimi i dafina zeqirit

Sondazh

Poll