Aktualitet

“Kokainë brenda kukullave”, arrestohet familja shqiptare në Selanik

9 Korrik 2019, 06:37 Nga DOSJA
“Kokainë brenda kukullave”, arrestohet familja shqiptare

GREQI– Një familje shqiptare në Selanik; babai,  nëna dhe vajza, kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.

Lëndën narkotike e fshihnin me kujdes brenda kukullave. Bashkëshortët përkatësisht nga 45 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, teksa po udhëtonin me makinë.

Mësohet se ata u ndaluan për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë, e cila ishte fshehur brenda kukullave.

Policia greke raportoi se makina me të cilën u kapën çifti i bashkëshortëve rezulton në pronësi të vajzës së tyre. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën doza kokaine, si dhe u sekuestruan gjithashtu 8640 Euro dhe një automjet. Policia pas kontrollit të ushtruar arrestoi edhe vajzën 20 vjeçare.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet familja shqiptare posedim kokaine selanik arrestohet familja shqiptare posedim kokaine selanik

Sondazh

Poll