Aktualitet

Opozita proteston sërish, 5 mijë dibranë do të bashkohen në tubim

8 Korrik 2019, 15:06 Nga DOSJA
Opozita proteston sërish, 5 mijë dibranë do të bashkohen

TIRANË- Opozita do të protestojë sot para kryeministrisë ku do të kërkojnë largimin e Edi Ramës. Sipas Partisë Demokratike kjo do të jetë një protestë kombëtare dhe do të jenë të shumtë qytetarët që do të mblidhen në Tiranë.

Mësohet se 5000 persona janë nisur sot nga Dibra për të ardhur në Tiranë, ku do të bashkohen me protestusit e tjerë.

Protestuesit janë nisur me autobusa dhe shumë mjete private. Për shkak të pikave të kontrollit të ngritura në rruget nacionale, mësohet se protestuesit janë nisur që nga mengjesi i kësaj të hëne.

Ditën e sotme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet opozita proteston protesta e opozites 8 korrik 2019 protestuesit nga dibra rama ik opozita proteston protesta e opozites 8 korrik 2019 protestuesit nga dibra rama ik

Sondazh

Poll