Aktualitet

Vrasje në Korçë, grabitësit hyjnë në banesë dhe ekzekutojnë me tre plumba shqiptarin e kthyer nga SHBA

8 Korrik 2019, 19:40 Nga DOSJA
Vrasje në Korçë, grabitësit hyjnë në banesë

KORCË-Një shqiptar i kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vrarë në banesën e tij në qytetin e Korçës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, dhe viktima është Gramoz Nako.

Ai është 57 vjeç dhe është vrarë nga disa persona të cilët kishin hyrë në banesën e tij për t’a vrarë. Viktima jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës.

Mësohet se ndaj tij është qëlluar me tre plumba, dy prej tyre janë gjetur në trupin e 57-vjeçari ndërsa tjetri në zonën e krimit.

Kjo është hera e dytë brenda javës që ngjarje të rënda shkaktohen nga grabitësit. Në Himarë, u sulmua një çift të moshuarish nga disa grabitës pak ditë më parë, për 800 euro.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 08.07.2019, në lagjen nr 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja, shtetasi G.N 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz nako vrasje ne korce gramoz nako vrasje ne korce

Sondazh

Poll