Aktualitet

Darkat luksoze në Dubai, udhëtimet me jaht dhe anë e mbanë botës, shpenzimet e shfrenuara të çiftit me 1 mln € pasuri

8 Korrik 2019, 14:32 Nga DOSJA
Darkat luksoze në Dubai, udhëtimet me jaht dhe anë e mbanë

POGRADEC– Ditën e sotme pas një hetimi shtatë mujor nga prokuroria e Pogradecit, është zbuluar skema e pastrimit të parave. Një pensioniste 76-vjeçare Vergjinush Durollari rezulton të ketë pasuri të shumta që përllogariten 700 mijë euro.

Kjo për shkak se vajza e saj Almanda Durollari bashkëjeton me një shtetas Italian, të quajtur Francesko Cocilovo. Të dy janë hetuar për akuzën e mashtrimit me TVSH, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false, duke përfituar në formën e rimbursimit mbi 2.388.611 Euro.

Në një kërkim të thjeshtë në rrjetet sociale të çiftit janë zbuluar foto nga vendet luksoze nga ku kalonin pushimet.

Nga darkat në restorantin Nobu në Dubai deri tek fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se çifti i ka përdorur paratë nga skema e mashtrimit për të udhëtuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet almanda durollari francesco cocilovo pastrim parash sekuestrim 1 mln euro pasuri vergjinush durollari almanda durollari francesco cocilovo pastrim parash sekuestrim 1 mln euro pasuri vergjinush durollari

Sondazh

Poll