Sport

Genoa barazon Interin e Mancinit me rekord, Atalanta vazhdon rezultatet negative!

13 Mars 2022, 19:40 Nga DOSJA
Genoa barazon Interin e Mancinit me rekord, Atalanta vazhdon rezultatet

ITALI-Atalanta nuk arrin të çlirohet në kampionat, e ndalur në shtëpi 0-0 nga Genoa.I vetmi rast ku porta u rrezikua seriozisht ishte në minutën e 37 ku Luis Muriel iu afrua shumë pranë golit. Megjithatë, goditja e sulmuesit kolumbian u ndal nga shtylla.

Kështu, Atalanta vazhdon ecurinë e saj negative në Serie A dhe qëndron në vendin e gjashtë në kuotën e 48 pikëve. Sakaq, Genoa vazhdon të qëndrojë në vendin e parafundit në kuotën e 19 pikëve. Genoa ka kapur rekordin e Interit te Mancinit që qëndronte në 30 vjet me 7 barazime radhazi. Kjo ishte hera e parë e historisë së Genoas që barazon 7 ndeshje radhazi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta genoa atalanta genoa

Sondazh

Poll