Sport

“Gabimi” i tretë i Laçit me Skënderbeun. Pas katër ndeshjesh, Kukësi fiton me Dinamon…

13 Mars 2022, 15:25 Nga DOSJA

TIRANE Në mesditën e të dielën së 13 marsit, u zhvilluan edhe dy takime të javës së 25-të të kampionatit të 83-të kombëtar të Abissnet Superiores. Në stadiumin e Laçit, skuadra kurbinase barazoi 0-0 ndaj Skënderbeut, ndërsa në Kamëz, verilindorët e Kukësit fituan 2-0 në transfertën ndaj Dinamos.

Laçi-Skënderbeu 0-0

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Laçit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Debutim me 1 pikë për Skënder Gegën në krye të korçarëve, në duelin ku protagonist u bë sistemi VAR.

Fillimisht në minutën e 65-të, kurbinasit mbetën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Velkovskit, teksa në minutën e 92-të, Guindo tundi rrjetën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Edhe pse me një lojtarë më shumë, skuadra korçare, vuajti tej mase, teksa kurbinasit ishin dominues absolut në këtë duel.

Ky ishte baraimi i tretë radhazi i skuadrës së Josës, i cili me gjasa po e vuan mjaft humbjen 3-0 ndaj Tiranës, e cila tani është 10 pikë më tepër se sa kurbinasit, të cilët kanë hedhur hapa false ndaj Egnatias, Kastrioti dhe sot ndaj Skënderbeut. Pra, bardhezinjtë e Laçit duket janë të fortë me të fortët, por po tregohen të brishtë ndaj të “vegjëlve”.

Dinamo-Kukësi 0-2

Pas katër ndeshjesh, humbjes katastrofike me Laçin, barazimit me Teutës, humbjes së thellë me Partizanin, më së fundi, gjen fitoren skuadra verilindore e Kukësit gjen fitoren e shumëkërkuar prej kohësh 2-0 ndaj Dinamos. Një ndihmë të mirë për këtë dha mbrojtësi dinamovit Prodanit, i cili në minutën e 17-të, i pafat në atë episod, shkaktoi një autogol që i hapi fitoren Kukësit.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë, verilindorët u treguan cinikë dhe në rastin e parë që iu erdhi, Milunovic në minutën e 55-të mposhti me kokë portierin Simoni, duke fiksuar rezultatin 2-0 për skuadrën e Kukësit.

Përtej të gjithë përpjekjeve të Dinamos, rezultati nuk ndryshoi dhe Kukësi mori një trepikësh të rëndësishëm për të ruajtur vendin e tretë, por edhe për t’iu afruar më shumë Laçit të vendit të dytë. Aktualisht, verilindorët kanë 42 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në pozita të vështira, teksa renditet në vendin e tetë me 23 pikë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bardhezinjtë kurbinas të laçit bluve të dinamos humbja ndaj kukesit skënderbeu pëson një tjetër humbje bardhezinjtë kurbinas të laçit bluve të dinamos humbja ndaj kukesit skënderbeu pëson një tjetër humbje

Sondazh

Poll