Aktualitet

Vranë të pafajshmin në Kavajë me bukë në dorë, të arrestuarit “meken” së qeshuri në gjyq

8 Korrik 2019, 14:01 Nga DOSJA
Vranë të pafajshmin në Kavajë me bukë në

KAVAJË- Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masat e sigurisë për 5 të arrestuarit në Kavajë, për vrasjen e 52-vjeçarit, Ramazan Hasanlliu.

Për katër nga të arrestuarit, Gjykata vendosi masën “arrest me burg”. Bëhet fjalë për: Eraldo Hyka, Qazim Merkja, Ardian Dedej dhe Marjus Aliajn. Ndërsa për Agron Kollçakun u vendos masa “arrest shtëpie.”.

Ajo që ka rënë në sy gjatë seancës gjyqësore ka qënë fakti se të pandehurit flisnin dhe qeshnin me njëri-tjetrin brenda “kafazit” teksa vetëm pak ditë më parë vranë një kalimtar të pafajshëm dhe plagosën disa të tjerë.

Më 4 korrik në Kavajë u përplasën dy grupeve rivale që vepronin në zonën e Durrësit dhe Kavajës, duke terrorizuar qytetin. Për pasojë humbi jetën Ramazan Hasalliu, një kalimtar, i cili nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, nga të shtënat u plagosën 7 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 5 prej tyre ishin kalimtarë, ndërsa 2 janë pjesë e dy grupeve që bënë përplasjen.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron kollçaku ardia dedaj erlado hyka marjus aliaj qazim merkja ramazan hasanlli vrasja ne kavaje agron kollçaku ardia dedaj erlado hyka marjus aliaj qazim merkja ramazan hasanlli vrasja ne kavaje

Sondazh

Poll