Sport

Manchester City në “pole-position” për Haaland, Barcelona kthehet nga Lewandowski…

13 Mars 2022, 11:03 Nga DOSJA
Manchester City në “pole-position” për Haaland, Barcelona

ANGLI – Manchester City kapërcen dhe del në “pole-position” për nënshkrimin e Erling Haaland. Sipas “Daily Mail”, e cila ka pasur konfirmime nga burime gjermane, skuadra e Guardiolës ka arritur një marrëveshje me lojtarin për një operacion që mes çmimit (75 milionë euro), komisionet dhe shpërblimet të arrijë shifrën 120 milionë.

Interesim të madh për norvegjezin kanë shfaqur edhe Barcelona dhe PSG, por rivali i madh për Guardiolën duket të jetë Real Madridi. ‘Blaugranët’ tani mund të ngushëllohen me Robert Lewandowskin, i cili ende nuk ka filluar të diskutojë rinovimin e kontratës që i skadon më 2023 me Bayernin.

Kanë mbetur më pak se tre muaj deri në fund të sezonit, por ‘valsi’ i transfertave tashmë ka filluar. Ka shumë kërkues për sulmuesit më pjellor në Europë. Pasi sulmi i tij ndaj Harry Kane dështoi verën e kaluar, Pep Guardiola kërkon trashëgimtarin e Sergio Agueros, pasi Cityt i mungon sulmuesi qendror, që nga largimi i argjentinasit.

Kandidatura numër 1 është norvegjezi i Borussia Dortmundit, i ndjekur edhe nga Real Madrid, Barcelona dhe PSG. Gjithsesi, ëndërra e ‘los blancos’ është Kylian Mbappé, që i mbaron kontrata me PSG-në, ndërkohë që katalanasit mund t’i drejtohen Lewandowskit, i cili në moshën 33-vjeçare mund ta trajtojë veten me një aventurë të re (dhe të fundit) pas 8 sezonesh në Bavari dhe me mbi 300 gola të shënuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport erling haaland te borussia dortmund futbollistin robert lewandowski manchester cityn e pep guardiolës sulmuesit norvegjez erling haaland erling haaland te borussia dortmund futbollistin robert lewandowski manchester cityn e pep guardiolës sulmuesit norvegjez erling haaland

Sondazh

Poll