Sport

Barça, para kurthit të Osasunas. Xavi me mendjen te Stambulloi dhe “El Clasico”…

13 Mars 2022, 06:30 Nga DOSJA
Barça, para kurthit të Osasunas. Xavi me mendjen te Stambulloi dhe

SPANJE – Barcelona nuk mund të relaksohet. Të enjten katalansit do të udhëtojnë për në Turqi, ku do të luajnë për të shkuar në çerekfinale të Europa League dhe të dielën e ardhshme do të vizitojnë “Santiago Bernabeun” në Madrid.

Por sonte (21:00) ata do të presin Osasunën, një rival që nuk mundën ta mposhtin në ndeshjen e parë, ata të fortë jashtë shtëpisë së tyre, dhe “blaugranët” duhet të fitojnë nëse duan të rimarrin vendin e tretë. Çdo relaksim sot do të komplikonte, sportivisht dhe emocionalisht, objektivat e Barçës.

Katalanasit me 48 pikë nuk kanë humbur në garën e rregullt që prej datës 4 dhjetor, në përballjen ndaj Betisit dhe tri takimet e fundit kanë rezultuar me fitore dërrmuese. Ka shënuar 10 gola dhe pësuar vetëm dy.

Xavi Hernández nuk ka dashur të tregojë nëse do të bëjë shumë ndryshime. Gjithçka tregon se, për shembull, Sergio Busquets dhe Aubameyang, zëvendësues kundër Galatasaray, do të jenë sonte në ekipin titullar. Po ashtu edhe Dani Alves, i cili nuk është i regjistruar në Europa League dhe Gavi, i cili u pezullua në ndeshjen e parë ndaj turqve.

Dyshimi i madh i bllokut katalanas qëndron në boshtin e mbrojtjes, pasi Ronald Araujo dhe Éric García janë të paralajmëruar dhe nëse shohin një karton kundër Osasunas sot, mund të humbasin ‘El Clasicon’ e “Santiago Bernabéu” të dielën e ardhshme. Njëri nga të dy, pra, do të pushojë. Tjetri do të formohet përkrah Gerard Pique. Clément Lenglet thirret, por qendërmbrojtësi francez mezi llogarit për Xavi.

Ndërkohë që tekniku i skuadrës së Pamplonas, nuk e përjashton barazimin sonte në “Camp Nou”, me një mbrojtje me pesë lojtarë. Ai e përdori këtë skemë taktike në minutat e fundit të ndeshjes kundër Villarrealit ku fitoi, ndaj planifikon të përsërisë formulën edhe kundër Barcelonës me potencial të madh sulmues.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atë te barcelona barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat derbi spanjoll real madrid-barcelona xavier hernández creus atë te barcelona barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat derbi spanjoll real madrid-barcelona xavier hernández creus

Sondazh

Poll