Sport

Luka Modric, rinovimi më i dëshiruar, por ende mungon firma në kontratë…

13 Mars 2022, 06:10 Nga DOSJA

SPANJE – Luka Modric jeton një rini të përjetshme. Koka dhe trupi i tij janë shumë përpara asaj që tregon data e lindjes: 9 shtator 1985. Ai mbërriti te Real Madridi 10 vjet më parë dhe data e përfundimit të kontratës ende nuk është shkruar.

Kroati e përfundon kontratën e tij në pak më shumë se tre muaj dhe dëshira për të vazhduar aventurën madrilene që filloi me Mourinhon, është e plotë. Natyrisht, larg hapit të parë verbal që siguron rinovimin e marrëveshjes, nuk ka pasur asnjë progres dhe tashmë janë ekipe të rëndësishme që presin ngjarje.

Kroati është referencë dhe shembull për të gjithë te Real Madridin. Kundër PSG-së mendja e tij vendosi që turneu i Champions League nuk kishte përfunduar, duke shkuar në sulm në çdo mënyrë. Goli i dytë kundër PSG-së është demonstrimi më i mire, se kur do, mundesh. Modric ishte në gjendje t’i vidhte topin Neymar dhe, pasi vrapoi dyzet metra përpara deri në tre lojtarë të PSG-së, i dha kuptim lojës përpara se të asistonte për Benzema.

Në klubin “los blancos” janë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe udhëheqjen e mirëkuptuar të mesfushorit kroat. Ai vepron si kapiten pa shirit, duke respektuar pozicionin e Benzemas, por duke treguar shenja, se shpirti i Real Madridit sot është në trupin e tij të vogël. Modric ka treguar se nuk duhet asgjë ekstravagante kur bëhet fjalë për komandimin e grupit dhe lidhjen me tifozët.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ka fituar tri herë trofeun me real madridin ka komentuar fitoren e real madridit luka modric mesfushori kroat luka modric ka fituar tri herë trofeun me real madridin ka komentuar fitoren e real madridit luka modric mesfushori kroat luka modric

Sondazh

Poll