Sport

Lufta në Ukrainë/ Juventusi aksion humanitar, sjell 80 fëmijë refugjatë në Itali…

13 Mars 2022, 10:39 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Juventusi aksion humanitar, sjell 80

ITALI – Edhe Juventusi është përfshirë në fushatës për të ndihmuar refugjatët e luftës në Ukrainë. Nga një mision i organizuar nga bardhezinjtë e Torinos, 80 persona kanë mbërritur në Itali.

Klubi e bën të njohur këtë në një shënim zyrtar, në të cilin shpjegon: “Imazhet e një lufte në zemër të kontinentit tone, ka prekur njerëzit e Juventusit dhe kanë ngjallur një mobilizim, që i ka prekur të gjithë.

Nuk mund të qëndroje pa vepruar. Lufta në Ukrainë, ditë pas dite, po gjeneron dhimbje dhe vdekje, por mbi të gjitha po shkatërron jetën e përditshme të miliona njerëzve, të detyruar të strehohen jashtë vendit të tyre.

Ka raste kur ju duhet të tregoni se ju jeni të afërt me ata që vuajnë me akte konkrete. Juventus vendosi ta bënte këtë aksion me ndihmën e madhe të të gjithë punonjësve. Klubi po shoqëron 80 vetë në Itali. Këta janë vajza, fëmijë dhe të rinj, midis 6 dhe 14 vjeç, së bashku me disa nëna.

Disa nga këta njerëz u bashkuan, pas një kërkese për ndihmë nga Federata Ukrainase e Futbollit, për të shpëtuar fëmijët dhe të rinjtë nga shkollat e futbollit të evakuuar nga Kievi, Kharkiv dhe zona të tjera të prekura nga bombardimet.”

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksionet e juventusit juventusi duhet të mundë për drejtuesit e juventusit aksionet e juventusit juventusi duhet të mundë për drejtuesit e juventusit

Sondazh

Poll