Sport

Shënoi golin e parë europian, Shakhtar merr lajmin e keq, ushtarët rusë vrasin legjendën

11 Mars 2022, 21:05 Nga DOSJA
Shënoi golin e parë europian, Shakhtar merr lajmin e keq,

UKRAINË-Një tjetër lajm i trishtë vjen nga Ukraina. Klubi i Shakhtar Donetsk, ka njoftuar se në Kherson, ushtria ruse ka vrarë ish-futbollistin Vladimir Rogovsky. Më 2 mars, ushtria ruse pushtoi Kherson dhe banorët e qytetit protestuan kundër pushtuesve duke mbajtur mitingje pro-ukrainas.

 

In the besieged Kherson, a former Shakhtar player Vladimir Rogovskiy has passed away at the age of 68

FC Shakhtar offers its deepest condolences to the family and friends of Vladimir Rogovskiy. We cherish his memory. pic.twitter.com/KfqVw9F2Vu

— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) March 11, 2022

Nga lajmet që vijnë 69-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një predhe. Rogovsky ka luajtur për Shakhtarin nga viti 1975 deri në vitin 1982, ku ka regjistruar 224 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola. Ai do të mbahet mend edhe si golashënuesi i parë në historinë e Shakhtarit kur bëhet fjalë për kompeticionet evropiane, duke i shënuar Dynamo Berlin në vitin 1977.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport shakhtar donetsk vladimir rogovsky shakhtar donetsk vladimir rogovsky

Sondazh

Poll