Sport

“Neymar, projekt i dështuar: PSG dëshiron ta shesë në verë”| Klubi francez nis spastrimet

11 Mars 2022, 20:10 Nga DOSJA
“Neymar, projekt i dështuar: PSG dëshiron ta shesë në

FRANCË– “Projekti i Neymar te PSG nuk funksionoi siç pritej. Kur ai u transferua në vitin 2017, klubi donte që ai të bëhej ylli i ri botëror, pasardhësi i Messit, duke udhëhequr një cikël të suksesshëm sportiv të paktën për të fituar një Kupë Europiane.” Ky është shkrimi nga El Mundo Deportivo, sipas së cilës braziliani është një nga “fajtorët” kryesorë, identifikuar nga drejtuesit e klubit francez për zhgënjimet e shumta europiane në sezonet e fundit.

“Dëmtimte të vazhdueshme që e lënë jashtë fushës për disa muaj çdo sezon, skandale mediatike që minojnë imazhin e tij publik në mbarë botën, një mjedis familjar konfliktual, mungesë lidershipi, veçanërisht evidente në humbjen në Bernabeu, i larguar dhe pesë vjet pa Champions: PSG tani dëshiron të heqë qafe Neymar-in”, vijon El Mundo Deportivo, gazeta spanjolle nuk flet shumë për destinacionin e mundshëm të brazilianit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport neymar psg neymar psg

Sondazh

Poll