Politike

Voltana Ademi: Berisha ka të drejtën e tij të kandidojë për kryetar të PD

10 Mars 2022, 21:33 Nga DOSJA
Voltana Ademi: Berisha ka të drejtën e tij të kandidojë

TIRANË- Ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Sali Berisha ka të drejtën të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.

Sali Berisha ka të drejtën e të gjithë botës të kandidojë, madje ka të drejtën prioritare për gjithë këtë që po bën për të thënë që unë dua të jem një nga kandidatët.”-tha Ademi.

Ndër të tjera Voltana Ademi u shpreh se në aspektin e meritokracisë brenda PD, nuk kanë ndërtuar një sistem vlerash, konkurrence dhe vote të përbashkët.

Kemi shkuar drejt një autokracie që është e rrezikshme për Partinë Demokratike. Qëndrimi i Bashës është autokratik për sa kohë nuk mbështetet nga deputetët.”-tha Ademi.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha voltana ademi sali berisha voltana ademi

Sondazh

Poll