Politike

Rama u bën llogaritë protestuesve: Ndezin dritat me Iphone mbi 1 mijë €, makina të fundit

10 Mars 2022, 18:00 Nga DOSJA
Rama u bën llogaritë protestuesve: Ndezin dritat me Iphone mbi 1

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk mund të dalë të flasë para qytetarëve që nuk e dëgjonë. Në një dalje nga Facebook, Rama iu përgjigj një ndjekësi që e pyeste se përse nuk dilte në shesh para protestuesve. Sipas Ramës, ata që protestojnë nuk janë populli dhe nuk mund të flasë para disa njerëzve që nuk e dëgjojnë. Madje shtoi se ata blejnë makina e telefonë të fundit.

“Pse nuk del këtu para Kryeministrisë? Nuk dal unë para Kryeministrisë, nuk dal në një vend ku nuk mund të flas, do të dal atje ku flas dhe jo atje ku nuk lejohem. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit. Ta dini që do të jem gjithmonë krah atyre që nuk kanë makina të fundit, IPHONE të fundit që kushton mbi 1 mijë euro për të ndezur dirtat në pseudo protesta,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: VD- Rritja e çmimeve, Rama cakton fitimet në treg, bord për karburantet: Gjobë kush abuzon

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll