Politike

Voltana Ademi: Nëse Lulzim Basha heq dorë do t’i bën nder vetes

10 Mars 2022, 21:54 Nga DOSJA
Voltana Ademi: Nëse Lulzim Basha heq dorë do t’i bën nder

TIRANË- Ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, tha se nëse Lulzim Basha heq dorë nga PD do t’i bënte nder vetes. E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Ademi theksoi se nëse kjo nuk ndodh do duhet të mendojmë për hapa te tjerë që duhet të ndiqen në aspektin ligjor dhe brenda Partisë Demokratike.

Do bëhet edhe më e vështirë. Reflektimi më i mirë do ishte sikur Basha nesër në mëngjes të heqë dorë. Zgjedhjet e konfirmuan, primaret e dëshmuan,“tha Ademi.

Ndër të tjera ish-kryebashkiakja e Shkodrës tha se Basha duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të ndaluar një proces që ka nisur, riformimin e Partisë Demokratike.

“Ky do ishte qëllimi final i të gjithëve ne, dua të besoj që është edhe i Bashës përtej dyshimeve që kam. Në aspekte të tjera, interpretime të asaj që Basha tha, nuk kanë vlerë ta diskutojmë. Jemi në 2022 dhe kemi humbur zgjedhjet,“tha Ademi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha voltana ademi lulzim basha voltana ademi

Sondazh

Poll