Politike

Gjendja në PD, Duma: Të futemi në zgjedhje me Bashën e dorëhequr

10 Mars 2022, 21:45 Nga DOSJA
Gjendja në PD, Duma: Të futemi në zgjedhje me Bashën e

TIRANË– Deputetja e PD Grida Duma tha në emisionin “Opinion” se grupi parlamentar i PD dhe shumica e strukturave të saj kërkojnë që partia të hyjë në një proces zgjedhor me dorëheqjen e Bashës. Ajo u shpreh se është e rëndësishme të ringjallet lidhja e partisë me demokratët.

Pjesë nga intervista   

Fevziu: Cila është gjendja brenda partisë zyrtare? Sa vetë besojnë tek Basha, sa vetë e kontestojnë atë? Duket si një kontroll uzurpues më shume se sa një kontroll që vjen nga besimi…

Duma: Komisioni i sotëm i grupit parlamentar, i shumicës së kryetarëve që vijnë nga zgjedhja me votë dhe shumicës së strukturave është, që e vetmja zgjidhje është që partia të hyjë në një proces zgjedhor me dorëheqjen e Bashës.

Fevziu: Partia që ka mbetur, apo largimi i Bashës do i hapë rrugë kohezionit të këtyre dy forcave?

Duma: Është e nevojshme të kemi një përfaqësim racional të gjithë njerëzve që janë të lidhur me PD-në në të gjitha aspektet. Çështja është tek lidhja me demokratët që duhet ta ringjallim.

Marrë nga Opinion.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll