Politike

Si Berisha! Duma: Të krijojmë bord me mandat 4-5 mujor deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

10 Mars 2022, 21:56 Nga DOSJA
Si Berisha! Duma: Të krijojmë bord me mandat 4-5 mujor deri në

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka bërë një propozim për riformimin e PD-së. E ftuar në “Opinion”, Duma tha se duhet krijuar një bord drejtimi, që duhet të marrë kompetencat e Kryetarit dhe të ketë një mandate 4-5 mujor, një ide e ngjashme me atë që bëri ish-kryeministri Sali Berisha duke ngritur Komisionin e Rithemelimit. Sipas Dumës, pas mandatit të bordit, duhet të kalohet në zgjedhjen e një lideri të ri.

“Na duhet të krijojmë një bord drejtimi, që duhet të marrë kompetencat e Kryetarit. Ky bord drejtimi duhet të ketë në përbërje qoftë ata që iu bashkuan Foltores, qoftë të tjerë që mbetën në siglën e PD. Mendoj se bordi duhet të ketë një mandat 4-5 mujor dhe më pas të kalohet në zgjedhjen e një lideri të ri,”- tha Duma ndër të tjera.

 (F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma lulzim basha sali berisha grida duma lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll