Politike

Doli kundër Bashës, Grida Duma: Përçarjen e partisë e ndjeva gjatë fushatës

10 Mars 2022, 21:41 Nga DOSJA
Doli kundër Bashës, Grida Duma: Përçarjen e partisë e

TIRANË– Pasi ka dhënë dorëheqjen si nënkryetare e PD, Grida Duma ka folur lidhur me qëndrimin e saj, në një intervistë në emisionin “Opinion”. Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Duma tha se e kishte ndjerë që gjatë fushatës impaktin e përçarjes së partisë, ndërsa theksoi se kreddibiliteti i kryetarit Basha është dëmtuar në mënyrë të pabëshme.

Pjesë nga intervista në studio  

Duma: Përçarja e partisë ishte e dëmshme. Ne e kuptonim në terren, që kur shkonim të kërkonim votën për kandidatët tanë, ishte një “po” shumë e vakët.

Fevziu: Ne që jemi në media pothuajse në çdo zgjedhje falë sondazheve kemi një ide të përafërt të rezultatit. Gjithë kjo strukturë e PD-së hyn qorrazi në zgjedhje?

Dumaa: Jo, por është traditë e keqe që sondazhet i mbajnë vetëm krerët e partive. Nuk e di nëse është në PS kjo, por drejtuesit politikë duhet t’i kenë rezultatet e tyre. Gjithsesi nuk kisha nevojë për të sondazhe për të kuptuar se fushata ishte e vakët.

Fevziu: Çfarë problemi kishin demokratëtët?

Duma: Peshën më të madhe e zë kredibiliteti i figurës së tij, është dëmtuar në mënyrë të pabëshme më. Individi dhe kryetari i PD është problemi i parë me të cilin ne të gjithë përballemi në terren.

Marrë nga Opinion.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma levizja kunder bashes ne pd grida duma levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll