Politike

Grida Duma kryetare e PD? Deputetja: Nuk e di, aty ka vend për plot pushtet

10 Mars 2022, 21:54 Nga DOSJA
Grida Duma kryetare e PD? Deputetja: Nuk e di, aty ka vend për plot pushtet

TIRANË– Deputetja Grida Duma është shprehur se nuk e di nëse do të kandidojë për kryetare të Partisë Demokratike. E ftuar në “Opinion”, Duma tha se duhet parë ecuria e zhvillimeve në Partinë Demokratike dhe më pas duhet vendosur. Ajo shtoi më pas se kushdo që të dalë nga një garë me votë të lirë, do ta ketë mbështetjen e saj.

“Nuk di gjë sot zoti Fevziu, nuk është e thjeshtë të marrësh drejtimin e PD-së, nuk e di nëse do të ndodhë. Por di të them diçka, nuk e kam klishe, por aty ka vend për të ndarë pushtet pafund, ne duhet të ngremë frymën që kushdo që të garojë, kushdo që të garojë, na ka të gjithë për riformimin e PD-së. Madje do të propozoja për kolegjialitet, për ta drejtuar PD-së edhe me zona të ndara,”- tha Duma.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll