Politike

Kryemadhi: Komisioni Hetimor për inceneratorët shpëtoi Veliajn, Rama donte ta sulmonte

10 Mars 2022, 21:09 Nga DOSJA
Kryemadhi: Komisioni Hetimor për inceneratorët shpëtoi Veliajn,

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se Edi Rama përdori Komisionin Hetimor Parlamentar për të sulmuar Erion Veliajn. Në një lidhje-live me emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Kryemadhi tha se Veliaj, shfrytëzoi hetimin parlamentar për të vonuar thirrjen e tij në SPAK.

Gjithashtu, Kryemadhi tha se kriza e çmimeve zbutet nëse qeveria ndërpret pagesat korruptive, prej 240 mln euro, për inceneratorin e Tiranës.

Çim Peka: Zonja Kryemadhi, keni parashikuar disa muaj më parë arrestime për inceneratorët dhe s’po ndodih gjë. Keni një parashikim të fundit?

Kryemadhi: S’mund të ndodhë sepse për 5 muaj SPAK-un e zvarriti Komisioni Hetimor i zotit Basha, për shkak sepse ky Komision bëhej me të vetmen mënyrë për të shpëtuar Erion Veliajn. Komisioni Hetimor, në njërën anë tërhiqej nga Edi Rama për të sulmuar Erion Veliaj dhe nga ana tjetër tërhiqej nga Erion Veliaj për të zvarritur procesin dhe thirrjen e tij në SPAK.

Çim Peka: Zoti Rama do të sulmojë Erion Veliajn sipas jush?

Kryemadhi: Normal, sepse Erion Veliaj dhe Lulzim Basha janë e ‘ardhmja e politikës shqiptare’. Janë ata të cilët shesin nënë dhe babë për 5 lekë. Mjafton të shohësh të gjitha kauzat e opozitës të shitura dhe të shikosh që koncesionin më të madh dhe më të korruptuar e ka firmosur Erion Veliaj. Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më korruptive që janë mbi 240 mln euro që paguajnë taksapaguesit e Tiranës. Mjafton të anulojnë koncesionin e Tiranës dhe ja ku e kanë uljen e çmimit të karburantit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve edi rama monika kryemadhi afera e inceneratorëve edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll