Politike

Salianji: Basha duhet të ikë, edhe pse po përgjërohet për 1 herë të fundit

10 Mars 2022, 20:40 Nga DOSJA
Salianji: Basha duhet të ikë, edhe pse po përgjërohet

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të largohet nga udhëheqja e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji ka shkruar se Basha, edhe pse po përgjëhohet për një mundësi të fundit, kjo nuk duhet të ndodhë pasi do të çojë PD-në drejt fundit. Salianji ka shtuar se Basha nuk mundet të marrë zvarrë të ardhmen e PD-së.

Postimi i Plotë:

Lulzim Basha duhet të ikë! Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit! Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar. Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal! Si përherë me demokratët

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji lulzim basha ervin salianji lulzim basha

Sondazh

Poll