Aktualitet

KLP mori në pyetje 4 kandidatët për SPAK, Gent Ibrahimi: Ja pse intervista u bë me dyer të mbyllura

8 Korrik 2019, 11:38 Nga DOSJA
KLP mori në pyetje 4 kandidatët për SPAK, Gent Ibrahimi: Ja pse

TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë i Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një deklaratë për mediet sqaroi se pse seanca e sotme u zhvillua me dyer të  mbyllura.

Ibrahimi tha se kjo seancë nuk ishte për t’u bërë publike dhe se regjistrimet do ti shërbejnë procesit administrativ. Më pas ai shtoi se intervistat do të përdoren nëse kandidtaët ankohen.

Intervistat janë regjistruar në audio dhe video, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë vendimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndodhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot konfirmuam gjetjet paraprake të komisionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike”, tha Ibrahimi.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi ngritja e spak gent ibrahimi ngritja e spak

Sondazh

Poll