Aktualitet

Protesta e opozitës/ Ambasada italiane apel qytetarëve: Kujdes maksimal, shmangni grumbullimet

8 Korrik 2019, 10:55 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Ambasada italiane apel qytetarëve: Kujdes

TIRANË- Ambasada italiane në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, që do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një postim në  “Facebook”, ambasada italiane iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj të tregojë kujdes maksimal dhe të shmangin grumbullimet, pranë zonave ku do të zhvillohet protesta.

“Sot, e hënë, më 8 korrik, duke filluar rreth orës 20.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Deshmoret e Kombit, pranë Kryeministrise si dhe zonen e Parlamentit.

Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe  të beni kujdes maksimal.

Gjithashtu duhet të theksohet se mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet”, shkruan faqja zyrtare e ambasadës italiane.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada italiane protesta e opoztes 8 korrik 2019 reagon ambasada ambasada italiane protesta e opoztes 8 korrik 2019 reagon ambasada

Sondazh

Poll