Aktualitet

‘Edi Boksieri’/ Kush është tutori i arrestuar sot në Belsh, shfrytëzonte femra për prostitucion (SKEDA)

8 Korrik 2019, 11:06 Nga DOSJA
‘Edi Boksieri’/ Kush është tutori i arrestuar sot në

BELSH– Edmond Çipllaka është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për shfrytëzim prositucioni, trafik të lëndëve narkotike dhe fshehje të të ardhurave.

Burime për Dosja.al kanë rrëfyer se bashkë me 43-vjeçarin janë vënë në pranga edhe 5 vajza që punonin për Çipllakën. 

43-vjeçari përdorte lokalin e tij “Tallava Qerosi” si një strofull prostitucioni, në të cilën u gjetën edhe 14.7 gramë kokainë.

Vajzat e arrestuara identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur mësohet se punonin si valltare por që u bindeshin edhe urdhërave të Çipllakës për shërbime të tjera, brenda apo jashtë lokalit.

Lokali i natës i njohur si “Tallava Qerosi”, ndodhet në dalje të Belshit dhe në rrugën që të çon për në Cërrik.

 

 

Por përveç këtij biznesi që nuk rezulton i regjistruar në QKR, gjë që i shton edhe akuzën e fshehjes së të ardhurave 43-vjeçarit, Çipllaka që njihet si ‘Edi Boksieri’ merrej edhe me boks. Ai ka qenë boksier profesionist dhe kohët e fundit i është përkushtuar profesionit si trajner boksi.

Edmond Çipllaka njihet në Fier si njw person problematik. ‘Edi boksieri’ përdorte aftësitë e tij në boks dhe zihej me persona të ndryshëm për tw dalw shumw herw nga situata.

43-vjeçari ka qenë gjithashtu i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ në kohën që ishte punonjës në kompaninë private “International parking 2011”. 

Çipllaka akuzohej që së bashku me disa punonjës të tjerë dhe në bashkëpunim me Bashkinë Fier kanë abuzuar me kontratën duke detyruar qytetarët që të paguajnë gjoba mbi 10.000 lekë të reja për ‘ parkim të gabuar’. Kjo çështje u hap në vitin 2014 pas denoncimeve të dhjetëra qytetarëve që ankoheshin për abuzimin me gjobat.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond cipllaka fatmir kajolli prostitucion ne belsh edmond cipllaka fatmir kajolli prostitucion ne belsh

Sondazh

Poll