Aktualitet

Ngritja e SPAK, KPL merr në intervistë 4 kandidatët e parë në garë

8 Korrik 2019, 09:34 Nga DOSJA
Ngritja e SPAK, KPL merr në intervistë 4 kandidatët e parë

TIRANË- Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar katër intervistat e para me kandidatët në garë për SPAK-un, me dyer të mbyllura. 

Në intervistë u morën kandidatët: Altin Dumani, drejtues në Prokurorinë  e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda,  Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Ndërsa në datë 9, në 10, 11 dhe 12 korrik do të dalin para KLP-së prokurorët e tjerë, të cilët kandidojnë për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Ndërkohë, intervistat me 22 kandidatët për SPAK-un nuk do të bëhen të njohura për publikun për faktin se gjatë marrjes në pyetje, ata do të pyeten dhe do të japin shpjegime për dosje të caktuara, me emra të pandehurish.

Procesi i fundit që do të mbyllë dhe ngritjen e SPAK nisi sot dhe do të përfundojë më 12 korrik, për 22 kandidatë.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani anita jella anton martini arben kraja gara per spak intervista e kandidateve klp altin dumani anita jella anton martini arben kraja gara per spak intervista e kandidateve klp

Sondazh

Poll