Aktualitet

Venitet i nxehti afrikan, java që sjell ç’ekulibrimin e temperaturave pas viktimës së parë

8 Korrik 2019, 10:05 Nga DOSJA
Venitet i nxehti afrikan, java që sjell ç’ekulibrimin e

TIRANË– I nxehti afrikan po venitet. Kjo javë që sapo është futur do të sjellë një ulje të temperaturave me 6 gradë Celsius.

Sipas “Meteoalb”, kjo ulje e temperaturave si pasojë e masave ajrore të Europës Veriore të cilat janë ulur drejt jugut dhe juglindjes së kontinentit.

Kështu temperaturat mesditës do të jenë mesatarisht 24-25°C në zonat malore. Ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, temperaturat do të arrijnë maksimalisht deri në 30 gradë celsius. Gjithashtu do të ketë edhe reshje shiu, por jo në sasi të konsiderueshme. 

Kjo javë që kaloi ka qenë me temperatura mjaft të larta duke kapur edhe vlerat 40 gradë celsius. Madje një ditë më parë u shënua një viktimë si pasojë e motit të nxehtë. 77-vjeçari Ferit Keçi ndërroi jetë pas një “kardiomiopie së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet i nxehti afrikan moti i nxehte ulja e temperaturave i nxehti afrikan moti i nxehte ulja e temperaturave

Sondazh

Poll